Profesionistë të kualifikuar vlerësojnë punën e AI-së në fushën e vet.
Një model mund të japë një përgjigje bindëse, por të gabuar. Këtu përgjigjen e gjykon një profesionist i fushës, sipas një rubrike të publikuar me numër versioni, dhe vendimi ruhet në një regjistër që ju e kontrolloni. Më poshtë shihni si kualifikohet një vlerësues: mësimi, vlerësimi dhe kualifikimi janë hapa të veçantë.
Rruga e vendimit
- 1
Zgjidhni programin profesional
Nisni nga profesioni dhe puna që doni të përmirësoni. Faqja e programit tregon kujt i drejtohet, radhën e kurseve, gjuhën, kufizimet dhe nëse ka ndonjë rrugë kualifikimi. - 2
Mësoni, ushtroni dhe përfundoni
Punoni me raste nga profesioni, kontrolloni prova dhe merrni vendime që mbartin rrezik. Kursi i përfunduar dëshmon që keni mësuar, por më vete nuk vërteton kompetencë ose autorizim profesional. - 3
Zgjidhni vlerësimin vetëm aty ku ofrohet
Dorëzoni një mostër pune më vete, që e gjykojnë njerëz sipas rubrikës dhe rregullave të vlerësimit në fuqi. Një dështim kritik nuk e mbulon mesatarja, dhe vlerësuesi nuk mund të jetë personi që ju përgatiti drejtpërdrejt. - 4
Regjistroni vendimin njerëzor
Vendimi ruhet bashkë me provat, rolin e çdo rishikuesi dhe versionin e rregullave që u zbatuan.

Rubrika e vlerësimit, e publikuar për çdo program
Çdo program ka rubrikën e vet: ka numër versioni, lidhet me çdo vendim dhe, kur kërkohet, e miratojnë profesionistët. Kriteret më poshtë tregojnë çfarë provash mund të kërkojë një vlerësim profesional.
- 1
Saktësi faktike
A është pohimi i vërtetë në fushë, apo vetëm duket i besueshëm? - 2
Pajtueshmëri rregullatore
A përputhet me rregullat shqiptare dhe me ato të BE-së që zbatohen? - 3
Siguri
A do të dëmtonte pacientin, klientin ose publikun po të veprohej sipas tij? - 4
Saktësia e burimeve
A është çdo citim real, i përditësuar dhe pikërisht ai që zbatohet? - 5
Arsyetim
A e shpjegojnë pse, me terma që do t’i pranonte një profesionist tjetër? - 6
Rastet kufitare
Çfarë bëjnë kur rasti nuk i përshtatet modelit të zakonshëm? - 7
Deklarim
A deklarohet ndihma e përdorur, plotësisht dhe pa u kërkuar? - 8
Qëndrueshmëri
A e vlerësojnë njësoj të njëjtin rast edhe një javë më vonë?
Çfarë do të thotë rezultati
Programi i përfunduar tregon që keni mësuar. Kualifikimi tregon që një vlerësim njerëzor u krye sipas rregullave në fuqi për një fushë të caktuar. Me kualifikimin mund të bëheni kandidat për punët që drejtojmë, por kjo nuk ju garanton caktim, orë ose të ardhura, sepse caktimi është vendim më vete, me kontratë.

Platforma
- Platforma e mësimit nuk ka gjurmues dhe as telemetri.
- Punon në radhë të parë në shqip dhe është ndërtuar që të zgjerohet edhe në gjuhë të tjera evropiane.
Dy rrugë nga këtu
Nëse zhvilloni AI, kërkoni një mostër pune të vlerësuar. Nëse jeni profesionist dhe doni të bëheni vlerësues, nisni nga programi i profesionit tuaj.