Nga seminari te puna e përditshme me AI.
Punojmë me ekipin tuaj në katër faza: vlerësojmë gjendjen, hartojmë planin, trajnojmë ekipin dhe zbatojmë AI-në në punë. Çdo fazë ka një produkt konkret për organizatën tuaj.
Rruga në katër faza
Në fazën 1, para se të ndërtojmë gjë, caktojmë bashkë çfarë do të matim: orët e punës, gabimet ose kohën e përgjigjes. Rezultatin e krahasojmë me gjendjen tuaj fillestare dhe jo me një premtim, kështu që shihni vetë, me shifrat tuaja, nëse puna bëhet më shpejt dhe me më pak gabime.
Faza pas faze
- Faza 1
Vlerësimi i gjendjes
Si punoni sot dhe ku e përdorni tashmë AI-në.
Çfarë përfshin
- Intervista dhe një pyetësor i shkurtër
- Shqyrtimi i 3 deri në 5 proceseve reale
- Një notë nga 1 në 4 për proceset, të dhënat, aftësitë, rreziqet, rregullat dhe drejtimin
Sa zgjat
2 deri në 3 javë, bashkë me fazën 2
Kush merr pjesë
Pronari ose drejtori, 3 deri në 6 përgjegjës procesesh dhe IT-ja ose kush mban të dhënat
- Faza 2
Plani
Çfarë ju mungon dhe nga t’ia nisni.
Çfarë përfshin
- Lista e mangësive
- 3 deri në 5 detyra për të nisur, secila me vlerën bazë
- Radha e detyrave, kush përgjigjet për secilën dhe çfarë duhet të ndryshojë në orë pune, gabime ose kohë përgjigjeje
- Mjetet e lejuara, të sigurta dhe të pavarura nga çdo furnizues, me rregullat e përdorimit
- Një regjistër i thjeshtë rreziqesh dhe hapat e 90 ditëve të para
Sa zgjat
Edhe 1 deri në 2 javë
Kush merr pjesë
Drejtori dhe përgjegjësit e detyrave të zgjedhura
- Faza 3
Trajnimi
Seminari dhe mikrokurset tona, të përshtatura me punën tuaj.
Çfarë përfshin
- Një seminar për 8 deri në 20 veta, me raste ushtrimi nga puna juaj
- Pas seminarit dini ku ju ndihmon AI-ja dhe ku rrezikoni; keni edhe një draft të rregullave të përdorimit
- Mbi 5 orë trajnim në platformë për person, sipas rolit, me mbështetje; regjistrat e trajnimit i mbani ju
- Një ose dy mentorë në çdo ekip, nga vetë ekipi
Sa zgjat
6 deri në 12 javë; seminari, gjysmë dite ose një ditë
Kush merr pjesë
Në seminar, drejtuesit dhe kush do të punojë me AI-në; në trajnim, të gjithë në ekipet e zgjedhura
- Faza 4
Zbatimi
Me ekipin tuaj zbatojmë AI-në në detyrat e para dhe e krahasojmë rezultatin me gjendjen fillestare. Ju drejtoni, ne koordinojmë.
Çfarë përfshin
- 1 deri në 3 detyra, së pari në punët mbështetëse të zyrës
- Secila e matur me vlerat bazë të fazës 1
- Në takimin mujor rishikojmë treguesit, përditësojmë rregullat dhe mjetet; mentorët sjellin detyra të reja
- Stafi i ri trajnohet në platformë
Sa zgjat
Çdo muaj, për 6 deri në 12 muaj
Kush merr pjesë
Drejtori dhe mentorët
Në seminar ndërtojmë vetëm shembuj; zbatimi i vërtetë vjen në fazën 4.
Seminare për një ekip
Seminarin mund ta rezervoni edhe më vete, për një grup. Është me pagesë dhe çmimin jua japim kur e kërkoni. Na tregoni fushën, ekipin dhe kohën që keni.
| Formati | Sa zgjat | Për kë, sa veta | Çfarë merrni me vete | Pyesni |
|---|---|---|---|---|
| Seminari njëditor | 1 ditë | 8 deri në 20 veta, me disa vite në profesion | Një nga detyrat tuaja, e ripunuar dhe gati për punë | Pyesni |
| Seminari dyditor | 2 ditë | Profesionistë me përvojë dhe drejtues ekipesh | Një metodë rishikimi me shkrim për fushën tuaj | Pyesni |
| Seminari i Sigurisë Kibernetike | 4 takime njëditore | Organizata juaj, në ambientet tuaja | Një raport me rezultatet e grupit dhe trajnimi i instruktorëve | Pyesni |
| Seminar i përshtatur për ekipin tuaj | Sipas nevojës | Ekipi juaj, në ambientet tuaja ose tonat | Punë mbi dokumentet dhe mjetet tuaja | Pyesni |
Hollësi për çdo format dhe për kë është
Seminari njëditor
Për gjashtë orë, në një sallë, ripunoni nga fillimi një detyrë që e bëni vërtet në punë.
- Një fushë për çdo grup
- Sillni mjetet tuaja të AI-së
- Ajo që ndërtoni është e juaja
Seminari dyditor
Seminari njëditor, me një ditë të dytë për gjykimin profesional.
- Ku gabon modeli me plot bindje në fushën tuaj dhe si e dalloni gabimin
- Si shpjegoni me shkrim pse përgjigja e modelit është e gabuar
- Mbyllet me një rishikim të ushtrimit, që nuk është kualifikim
Seminari i Sigurisë Kibernetike
Zhvillohet në ambientet tuaja, me një kompani fiktive si skenar. Përfshin trajnimin e instruktorëve dhe një raport me rezultatet e grupit.
- Katër takime: dera dhe kutia e postës, disku i përbashkët dhe tabaka e printerit, një ushtrim tabletop (TTX) me mesazhin që kërkon shpërblesë, furnizuesi dhe shtypi
- Gjashtë versione sipas sektorit dhe një paketë për klientin
- Sende zyre dhe një laborator i izoluar; asnjë sistem i vërtetë nuk preket
- Raporti tregon vetëm rezultatet e grupit; grupet me më pak se dhjetë veta nuk shfaqen
- Kush bie në kurth nuk përmendet me emër dhe nuk regjistrohet kurrë
- Nuk jep dëshmi kompetence
Seminar i përshtatur për ekipin tuaj
Nëse asnjë format nuk ju përshtatet, na tregoni për ekipin, detyrat dhe kohën që keni, dhe ju dërgojmë një propozim me përmbajtjen dhe materialet e duhura.
- Dokumentet tuaja, mjetet tuaja
- Propozimi me shkrim vjen para çdo rezervimi
Çdo pjesëmarrës del nga seminari me
- Një detyrë nga puna e përditshme, e ripunuar aq sa ta bëni vetë, pa ne.
- Një metodë me shkrim për të kontrolluar rezultatin, me termat e fushës suaj.
- Një shënim që tregon çfarë bëtë vetë dhe çfarë me ndihmë.
Për kë është
Profesionistë në punë. Farmacistë, kontabilistë, juristë, inspektorë dhe inxhinierë me disa vite ose më shumë në profesion, që përgjigjen tashmë për rezultatin e punës së vet.
Ekipe të vogla dhe biznese. Një studio, një drejtori ose një firmë e tërë vjen si një grup i vetëm dhe punon me dokumentet e veta, jo me ushtrime.
Pse ka rëndësi
- Rreziku
- Stafi juaj e përdor tashmë AI-në, shpesh me mjete personale dhe pa rregull të shkruar. Ndodh që një kontratë klienti të ngjitet në një aplikacion falas ose që një shifër e shpikur të dalë në një raport me emrin tuaj. Për këtë përgjigjet organizata, jo mjeti.
- Burimi: MIT NANDA, The GenAI Divide: State of AI in Business, korrik 2025.
- Detyrimi, nëse ju përket
- Neni 4 i Aktit të BE-së për AI vlen për organizatat që zhvillojnë ose përdorin sisteme AI brenda fushës së Aktit. Ato duhet të marrin masa që stafi që punon me këto sisteme të ketë njohuri mbi AI-në. Vlen edhe për një organizatë shqiptare, kur rezultati i sistemit të saj përdoret në BE. Pas ndryshimit të korrikut 2026, detyrimi është të merren masa, jo të garantohet rezultat. Nuk kërkon certifikatë dhe nuk i ngarkohet profesionistit individual.
- Burimi: Komisioni Evropian, pyetje dhe përgjigje për njohuritë mbi AI.
- Dëshmia
- Keni një rregull të shkruar për mjetet që përdor stafi dhe një procedurë kontrolli që ekipi e zbaton mbi dokumentet tuaja. Keni edhe një regjistër se kush mësoi çfarë dhe kur. Këto dëshmojnë masat që keni marrë.
- Burimi: Komisioni Evropian këshillon regjistra të brendshëm trajnimi, pyetje dhe përgjigje për njohuritë mbi AI.
Kur ftoni një grup në programet profesionale
Ju ftoni grupin
Ju propozoni pjesëmarrësit, koordinoni kohën dhe ndihmoni të zgjidhen pengesat brenda organizatës. Çdo program është për një profesion dhe kurset ndiqen me radhë. Ftesa juaj nuk vlen si pëlqim i pjesëmarrësit për përdorime jashtë programit.Çfarë shihni
Ju shihni ecurinë e grupit dhe të dhënat organizative. Punimet private, shënimet e vlerësuesit dhe kualifikimi i secilit, si rregull, nuk ju jepen. Të dhëna të tjera jua japim vetëm me marrëveshje më vete, sipas ligjit.Kualifikimi
Për kualifikimin vendosin vlerësues të pavarur. Organizata nuk mund të ndryshojë notat, të heqë provat ose të përmbysë rezultatin. Pjesëmarrësi zgjedh vetë nëse vlerësohet pas programit, aty ku ka vlerësim, dhe nëse jua tregon kualifikimin. Çdo ndërhyrje, sado e rrallë, regjistrohet.
Rezervoni një bisedë të parë
Na tregoni për organizatën tuaj dhe ju përgatisim një propozim.